Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".
Vini re !!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 17 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar midis Universitetit Politeknik të Tiranës; Universitetit Bujqësor të Tiranës; Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës; Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë; Universitetit “Fan Noli” Korçë dhe Universitetit të Barit Aldo Moro, Itali; IT Production District - një shoqatë me mbi 70 anëtarë - kompani, universitete dhe shoqata që operojnë në Pulia, Itali; The Mediterranean Agronomic Institute of Bari, Itali; The High Tech Technological District, Itali; Cyprus University of Technology, Greqi; The Italian Chamber of Commerce, Shqipëri.
Objektivat e marrëveshjes së Bashkëpunimit janë për fushat e mësimit, kërkimit shkencor dhe transferimit të teknologjisë.
Bashkëpunimi ndërmjet Palëve do të zhvillohet kryesisht nëpërmjet: Lëvizshmërisë së studentëve të diplomuar dhe pasuniversitarë; praktikave në bashkëpunim ndërmjet subjekteve publike dhe private; promovimit të kurseve të përbashkëta të doktoratës; zbatimit të kurseve të diplomave të dyfishta ose të përbashkëta; promovimit të “Misionit të Tretë” në institucionet e arsimit të lartë etj.
Në kuadër të marrëveshjes KA1 bilaterale, të Programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës, në University of Trento, (Università di Trento), Itali. Informacionin në lidhje me dokumentacionin dhe afatet kohore e gjeni këtu.
Afati i aplikimit është 5 korrik 2023, ora 12.00.
Banka e shqipërisë fton të gjitha të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur:
“Çmimi i guvernatorit për diplomën më të mirë, 2023”
Ftesë për tema
Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2023”, i dedikuar për studentët me origjinë shqiptare të diplomuar gjatë periudhës tetor 2022 – tetor 2023, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.
Çmimet
Banka e Shqipërisë e ka vendosur dhe e jep këtë Çmim që prej vitit 2006, sipas ndarjes së mëposhtme:
1. Çmimi i parë 250.000 lekë
2. Çmimi i dytë 200.000 lekë
3. Çmimi i tretë 150.000 lekë
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 31 tetor 2023. Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në: www.bankofalbania.org
Më datë 20 qershor 2023 u mbajtën në IUAV Venecia disa takime midis stafit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës dhe Rektorit e përfaqësuesve të universitetit IUAV. Në takime u konfirmua dëshira e mirë dhe impenjimi dypalësh për të vijuar tashmë bashkëpunimin në:
· Diplomë të Dyfishtë italiane e shqiptare deri në 2025 për studentet e FAU në studimet Master në Arkitekturë dhe Urbanistikë me bursa të plota nga Erasmus +. Ndërkohë palët do të marrin masa dhe do të aplikohet edhe për vitet e mëvonshme për të garantuar vazhdimësinë.
· Krijimin e mundësisë për një bashkëpunim për ciklin e tretë PhD diplome te dyfishtë italiane e shqiptare në Arkitekturë dhe Urbanistikë, Restaurim e Dizajn.
· Bashkëpunime të niveleve të ndryshme të lidhura me kërkimin shkencor, akademik dhe studentor.
· Pasurimin e laboratorëve didaktike të FAU dhe trajnimin e stafeve teknikë për to, sidomos në fushat e Restaurimit.