Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".
Vini re !!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 20 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Prof.Asoc. Elfrida SHEHU
Diplomuar si Inxhinier Ndërtimi (1992) dhe më pas në studimet pasuniversitare në Vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme dhe Pronës (1994/95 në Politeknik të Tiranës). Master në Inxhinieri Ndërtimi (2007) në Fakultetin e Inxhinierisë Civile, PUT. Doktor i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi 2013 (Politeknik i Tiranës). Titulli akademik 'Associated Professor' (2015).
Zv/rektori aktual i Universitetit Politeknik të Tiranës, Shqipëri www.upt.al. Lektor i kurseve 'Vlerësimi dhe Legjislacioni', 'Ekonomia Urbane', 'Elementët e ndërtimit dhe vlerësimi i pasurive të paluajtshme' në Fakultetin e Inxhinierisë Civile, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Zv/Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Civile, Universiteti Politeknik i Tiranës (2008/16). Lektor i ftuar në Universitetin Polis (2012-2015); Universiteti Epoca (2013-2016), Dhoma Ekonomike e Kosovës (2014-2015).
Ajo ka 23 vjet përvojë në mësimdhënie dhe praktikë vlerësimi. Veprimtaria e saj e praktikës dhe kërkimi shkencor kanë qenë të orientuara drejt vlerësimit të pasurive të paluajtshme. Pjesëmarrës në shumë konferenca, evente dhe rrjete ndërkombëtare, duke përfshirë Rrjetin e Universiteteve nga Kryeqytetet e Evropës, UNICA. Ajo është autore e disa botimeve, artikujve shkencorë, një monografie etj. Ajo është anëtare e Senatit të Universitetit Politeknik të Tiranës, Nënkryetare e Komisionit Shtetëror të Licencave të Vlerësuesve të Pasurive të Paluajtshme, Drejtore e Kursit Pasuniversitar të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme, anëtare e grupit të punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Shkencë, Teknologji dhe Inovacion për periudhën 2017-2022 dhe anëtare e grupit të punës për Reformën Institucionale të Sistemit të Kërkimit Shkencor në Republikën e Shqipërisë.
Ajo ka një sfond si koordinatore e projektit, duke numëruar një numër të Erasmus+ KA 1, Erasmus+ KA2, Erasmus Mundus, etj.
Prof.Asoc. Elinda Meçe
Elinda Mece is the Head of Computer Engineering Department, Faculty of Information Technology, PUT, since 2012. She is an Associate Professor, holds a PhD in Computer Engineering and a degree in Electronics Engineering. Her fields of research interests involve Object Oriented Programming, Software Testing, Software Engineering and Compilers. Her professional experience was gained at some of well-known universities in Germany and Italy. She has participated in several international projects supported by DAAD, HORIZON 2020, Erasmus and Tempus. She has published several papers in referred journals and international conference proceedings.
PhD. Enida SHEME
Enida Sheme is a full-time lecturer at Computer Engineering Department, Faculty of Information Technology, Polytechnic University of Tirana. She has been teaching for 7 years at our Faculty and holds a PhD degree in Computer Engineering. Enida has been granted three research visits through different Erasmus programs to “Abo Akademi” University, Turku, Finland and “Paul Sabatier” University, Toulouse, France. She has published many papers as a result, in well-known international conferences and journals. Her research interests focus on cloud computing and green ICT.