Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 235 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Drejtoria e Bibliotekës Shkencore
Drejtore: MSc Mimoza Shkodrani
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Organizimi strukturor i Bibliotekës Shkencore: njësi strukturore ndihmëse e UPT-së.
Sektorët:
Sektori i Zhvillimit të Koleksioneve
Sektori i Katalogimit
Sektori i Shërbimit dhe Informacionit
Sektori i Digjitimit
Biblioteka e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit
Biblioteka e Fakultetit Gjeologji Miniera
Biblioteka e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike & Fizike
Misioni dhe veprimtaria
Biblioteka Shkencore e Universitetit Politeknik është institucion kulturor dhe informues dhe e ushtron veprimtarinë e vet në shërbim të procesit mësimor, edukativ, të formimit profesional dhe të veprimtarisë shkencore të Universitetit Politeknik të Tiranës. Biblioteka mbështet studentët dhe stafin akademik në punën shkencore përmes sigurimit të informacionit në fushat e interesit të tyre.
Veprimtaria e Bibliotekës Shkencore realizohet nëpërmjet:
-Përpunimit standard të materialeve bibliotekare
-Përgatitjes dhe shpërndarjes së informacionit bibliotekar – bibliografik.
-Krijimit dhe mirëmbajtjes së katalogut përmbledhës të pasurisë bibliotekare kombëtare dhe asaj të huaj.
-Shkëmbimit dhe huazimit ndërbibliotekar.
Drejtoria e Bibliotekës Shkencore:
-Planifikon, organizon dhe ndjek veprimtarinё e institucionit për funksionimin e veprimtarisë së tij, bazuar nё legjislacionin shqiptar, në bashkëpunim me strukturat dhe organet e UPT-së, si dhe mbёshtetur dhe ndihmuar nga kёshilli i bibliotekës si organ këshillimor i drejtuesit.
-Organizon dhe kontrollon punёn për të siguruar shërbime informuese për studentët, personelin mësimdhënës e administrativ, si dhe për persona të tjerë, nëpërmjet aparatit informativ të bibliotekës si dhe në përputhje me rregulloren e bibliotekës.
-I propozon Rektoratit të UPT, projektbuxhetet e nevojshme për ngritjen, funksionimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve bibliotekare dhe informuese. Këto fonde parashikojnë funksionimin e veprimtarisë së Bibliotekës Shkencore dhe atë të bibliotekave të fakulteteve në varësi të saj (krijim fondi për pasurimin e bibliotekës, infrastrukturë, krijim dhe përditësim të sistemeve elektronike të ruajtjes dhe menaxhimit të të dhënave, trajnime, etj). Ndjek dhe kontrollon zbatimin e të gjitha procedurave të planifikimit dhe realizimit të tyre brenda institucionit.
-Përcakton politikat e pasurimit të koleksioneve të bibliotekës. Siguron informacione mbi to dhe shfrytëzimin e tyre.
-Ndjek, koordinon dhe kontrollon proceset e pasurimit të koleksioneve të Bibliotekës Shkencore si dhe atë të bibliotekave të fakulteteve në varësi të saj (me blerje, shkëmbim dhe dhurata). Siguron që ai të kryhet mbi bazën e një gjykimi të pavarur profesional, në këshillim me mendimin dhe plotësimin e kërkesave të përdoruesve, në bashkëpunim me fakultetet /dekanatet dhe stafin akademik të U.P.T –së, si edhe me institucione të tjera kulturore, shkencore, edukative dhe informuese.
-Organizon dhe ndjek punën për të krijuar marrëdhënie shkëmbimi dhe huazimi me bibliotekat homologe, në shërbim të plotësimit të kërkesave të përdoruesve si dhe në përputhje me rregullat e bashkëpunimit bibliotekar ndërkombëtar.
-Siguron lidhje bashkëpunimi me biblioteka universitare, për shkëmbim informacioni e statistikash në fushën e bibliotekave dhe bibliotekonomisë.
-Planifikon, organizon dhe ndjek shpërndarjen dhe promovimin e materialeve shkencore në gjuhë të huaj të stafit akademik që përfaqësojnë zhvillimet studimore, kërkimore e shkencore të UPT-së (“Buletini i Shkencave Teknike”, “Journal of Natural and Technical Sciences”, etj), në të gjitha bibliotekat brenda dhe jashtë vendit, me të cilat BSH ka marrëdhënie shkëmbimi ndërbibliotekare mbi bazën e reciprocitetit.
-Ndjek dhe kontrollon realizimin e proceseve të përpunimit standard të materialeve bibliotekare: pregatitjen dhe shpërndarjen e informacionit bibliotekar – bibliografik, krijimin dhe mirëmbajtjen e katalogëve të bibliotekës, zbatimin e teknikave dhe standardeve bibliotekare, etj.
-Organizon dhe kontrollon zbatimin nё kohё e me cilёsi tё planeve tё sektorёve dhe bibliotekave të fakulteteve në varësi të saj, si dhe realizimin e detyrave tё tyre.
-Siguron lidhje me Bibliotekën Kombëtare (Qendër e kualifikimit profesional në nivel kombëtar) për zbatimin e standardeve dhe rekomandimeve të organizatave dhe organizmave përkatës ndërkombëtare, për zhvillimin e veprimtarisë bibliotekare të institucionit, për shkëmbim përvoje dhe informacione.
-Orienton dhe kontrollon punёn pёr trajnimin dhe kualifikimin e vazhdueshëm profesional tё punonjёsve.