Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 230 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Rektori: Prof.Dr. Andrea Maliqari
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Fjala e Rektorit
Është kënaqësi dhe nder i veçantë të jesh dhe të ndihesh pjesë e Universitetit Politeknik të Tiranës, universitetit te vetëm publik politeknik, me përvojën dhe eksperiencën më të gjatë rreth 65 vjeçare në vendin tonë, me nje vizion te qarte dhe ambicioz për të ofruar standarde lider në edukimin e inxhiniereve të rinj në fushat inxhinierike dhe te arkitekturës, me programe te akredituara si brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet shfrytëzimit të kapaciteteve dhe përvojës së tij shumëvjeçare, për të orientuar studentët në fitimin e njohurive dhe të aftësive të nevojshme për një karrierë kreative dhe të suksesshme.
Veprat më të mëdha dhe më të rëndësishme në fushat inxhinierike dhe te arkitekturës mbajnë sot vulën e mendimit të përparuar dhe shkencor të inxhiniereve dhe te arkitektëve të përgatitur dhe të formuar pranë auditorëve të Universitetit Politeknik te Tiranës.
Ato janë vërtetimi dhe shprehja më e qartë e suksesit të realizimit të misionit që ka ky universitet për të ofruar një edukim ndërdisiplinor në fushat inxhinierike dhe te arkitekturës për komunitetin e studentëve të të gjitha trevave shqiptare, për të edukuar dhe mësuar inxhinieret dhe arkitektët e ardhshëm si profesionistë novatorë, krijues, të ndjeshëm ndaj kulturës dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit me aftësi të larta mendimi dhe me njohuri bashkëkohore të teknologjive, që të mund të ndajnë dhe të aplikojnë njohuritë ndërmjet tyre dhe me disiplina të tjera, si dhe të jenë të hapur ndaj mundësive të reja të bashkëpunimit në procesin e mësimit dhe të praktikës profesionale.
Universiteti Politeknik i Tiranës me programet që ofron në te tre nivelet e studimit, Bachelor, Master i Shkencave, Master i Integruar i Shkencave, Master Profesional dhe Doktoraturë, është sot ndër më të kërkuarit nga studentët, jo vetëm për kërkesat që ka tregu i punës për inxhiniere dhe arkitektë, por edhe për kualitetin e programeve që ofron, ku gërshetohen më së miri përvoja dhe eksperienca mësimore dhe shkencore e këtij universiteti që nga themelimi i tij, me eksperiencën dhe përvojën e përparuar evropiane dhe më gjerë, të shprehura në implementimin e plotë të Sistemit te Bolonjës në të gjitha programet e studimit që mbulon ky universitet.
Bashkëpunimi në planin mësimor dhe shkencor me universitetet homologe në Evropë dhe më gjerë ka qenë dhe mbetet nga prioritetet me të rëndësishme të Universitetit Politeknik te Tiranës, në partneritet të plotë me to. Kanë qenë dhe janë mjaft të frytshme partneritetet me Universitetet evropiane në Itali, France, Gjermani, Norvegji, Austri, partneriteti ne unionin e universiteteve te kryeqyteteve evropiane, UNICA, bashkëpunimi me universitetet e rajonit te Ballkanit, ne Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, Bosnje-Hercegovine, Slloveni, Kroaci, si dhe universitetet shqipfolëse ne Kosove dhe Maqedoni, partneriteti ne unionin e Universiteteve te rajonit te Detit te Zi, BSUN etj., te cilat përmes projekteve të ndryshme të bashkëpunimit TEMPUS, ERASMUS+, rajonale dhe dypalëshe, kanë dhënë një kontribut të çmuar në përmirësimin dhe përsosjen e kurrikulave të shkollës, specializimin dhe kualifikimin shkencor të stafit akademik.
Universiteti Politeknik i Tiranës i ka dhënë këtij vendi një histori suksesi dhe në asnjë çast nuk do të reshtë së përqafuari trendet e reja të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, në betejën për dijen dhe inovacionin.
Duke zgjedhur për të studiuar në Universitetin Politeknik te Tiranës, duke bashkëpunuar dhe ne partneritet të plotë me te, jo vetëm keni bërë zgjedhjen më të mirë, por ju siguroj se do të ndiheni pjesë e rëndësishme e zhvillimit më të mirë cilësor, kreativ dhe inovator të të gjithë aktivitetit mësimor, akademik dhe kërkimor-shkencor me parametra bashkëkohore.
Prof. Dr. Andrea MALIQARI
Rektor i Universitetit Politeknik te Tiranës