Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 233 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Mënyrat e diplomimit
1. Në përfundim të kursit të plotë të programit të studimit, studentët kanë të drejtë të diplomohen në fushën e arsimimit të kryer.
2. Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.
3. Studimet e ciklit të dytë “Master i shkencave” përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.
4. Studimet e ciklit të dytë “Master profesional” përmbyllen me provim përfundimtar formimi ose punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master profesional” në fushën e arsimimit të kryer.
5. Studimet në programet e integruara të ciklit të dytë “Masteri shkencave” përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master i shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.
6. Studenti nuk mund të mbrojë tezën e diplomës/të japë provimin e përgjithshëm përfundimtar pa shlyer më parë të gjitha detyrimet dhe pa fituar numrin e krediteve të parashikuara në planet mësimore të programit përkatës të studimit.
7. Studenti, para mbrojtjes së punimit të diplomës/dhënies së provimit të përgjithshëm përfundimtar, duhet të ketë shlyer të gjitha detyrimet financiare dhe materiale që mund të ketë me universitetin, bibliotekën shkencore, bibliotekën kombëtare, konviktet, etj.
8. Njësitë bazë, përgjegjëse për programin e studimit, deri në fund të semestrit të parë, u bëjnë të njohur studentëve të vitit të fundit programet e provimeve të përgjithshëm përfundimtar dhe/ose temat e diplomës.
Teza e diplomës të ciklit të parë të studimeve.
1. Teza e diplomës së ciklit të parë të studimeve është një punim, në formën e një projekti apo përmbledhjeje punimesh të kryera, në fushat e programit përkatës të studimit.
2. Teza e diplomës përmban kërkesa, mënyra e shtrimit të të cilave i jep mundësi studentit, që nëpërmjet njohurive të fituara gjatë periudhës së shkollimit, të tregojë aftësitë e tij për të zgjidhur elementë të veçantë të detyrave projektuese ose/dhe zbatuese, probleme të prodhimit apo për të punuar me literaturën në fushën përkatëse.
3. Teza e diplomës mund të jetë e lidhur me disiplina të përafërta, në kuadër të programit të studimit. Mënyra e organizimit të tyre përcaktohet në rregulloren e programit të studimit.
4. Temat e diplomës dhe specialistët që do të udhëheqin punimin e tyre, miratohen nga njësia bazë, përgjegjëse e programit të studimit. Në përcaktimin e temave të diplomës, njësitë bazë mund të bashkëpunojnë me institutet kërkimore shkencore të UPT-së, si dhe me institucione të tjera, publike apo private.
5. Studenti ka të drejtë të propozojë temën e diplomës që kërkon të zhvillojë dhe udhëheqësin e tij.
6. Njësia bazë, përgjegjëse e programit të studimit, shqyrton kërkesë-propozimet e studentëve, duke i harmonizuar ato me kushtet aktuale.
Teza e diplomës së ciklit të dytë të studimeve dhe programeve të integruara të ciklit të dytë të studimeve.
1. Teza e diplomës së ciklit të dytë të studimeve dhe e programeve të integruara të ciklit të dytë të studimeve është një punë e pavarur dhe krijuese e studentit në formën e një projekti apo studimi me karakter përgjithësues, në fushën e programit të studimit që ka kryer.
2. Teza e diplomës përmban detyra dhe kërkesa në përputhje me përmbajtjen e Nenit 37, mënyra e shtrimit e të cilave i jep mundësi studentit, që nëpërmjet njohurive të fituara gjatë periudhës së shkollimit dhe punës konkrete studimore e projektuese, të tregojë aftësitë e tij profesionale dhe kompetencën për të kryer studime e projektime në fushat përkatëse.
3. Tema e diplomës mund të jetë e lidhur me disiplina të përafërta, në kuadër të programit të studimit.
4. Temat e diplomës dhe specialistët që do të udhëheqin punimin e tyre, miratohen nga njësia bazë, përgjegjëse e programit të studimit. Në përcaktimin e temave të diplomës, njësitë bazë mund bashkëpunojnë me institutet kërkimore shkencore të UPT-së si dhe me institucione të tjera, publike apo private.
5. Studenti ka të drejtë të propozojë temën e diplomës që kërkon të zhvillojë dhe udhëheqësin e tij.
6. Njësia bazë, përgjegjëse e programit të studimit, shqyrton kërkesë-propozimet e studentëve, duke duke i harmonizuar ato me kushtet aktuale.