Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".
Vini re !!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 35 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Procedurat për transferimin e studimeve
1. Procedurat për transferimin e studimeve fillojnë në përputhje me udhëzimet e ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë dhe pranohen në fillim të çdo viti akademik, jo më vonë se fundi i javës së dytë të semestrit të parë.
2. Kandidati paraqet pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimit dokumentacionin e nevojshëm, i cili përbëhet nga:
a. kërkesa drejtuar njësisë kryesore për programin në të cilin do të transferojë studimet;
b. karta e studentit ose çdo dokument tjetër që vërteton statusin e studentit në universitetin nga vjen;
c. vërtetim në lidhje me programin e studimit dhe kursin ku ka qënë i regjistruar, vitin akademik që ka ndërprerë studimet;
d. plani i plotë i programit të studimit, përfshirë dhe sylabuset përkatëse;
e. vërtetim të listës së notave, krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer;
f. vërtetim për pikët e fituara në maturën shtetërore;
g. dokument që vërteton nëse gëzon të drejtë burse ose jo;
h. fotokopje të dokumentit të identifikimit;
i. dy fotografi;
j. kopje të mandat-pagesës.
Studenti që transferohet nga një institucion i huaj i arsimit të lartë duhet të dorëzojë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të njësuar me origjinalin: listën e notave, planin e plotë të programit dhe sylabuset përkatëse;
3. Sekretaria mësimore ndjek të gjithë praktikën, sipas udhëzimit të ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë, mbi procedurat e aplikimit të kandidatëve dhe përcjell në njësitë bazë ose njësinë kryesore kërkesat e grumbulluara dhe dokumentacionin e verifikuar.
4. Njësia bazë ose kryesore mund të vendosë kritere specifike për pranimin e transferimit të studimeve, të cilat miratohen në dekanat. Kriteret e pranimit shpallen publikisht me fillimin e procesit të transferimeve në UPT.