Botohet studimi me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore”
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar.Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull “Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore” që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet.Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit “BKSTONE"
Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën “ Silvano Pedrollo”, u zhvillua takimi i parë i projektit “BKSTONE”.
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti “BKSTONE” nën programin “Ndërtim Kapacitetesh në AL” me titullin “Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.”, është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe “GURIN NATYRAL”.
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, “ Aleksandër Xhuvani” dhe Universiteti i Gjirokastrës , “Eqrem Çabej”.
Vini re !!!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 242 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
Kreditet
1. Programet e studimit janë të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite (ECTS). Sasia normale e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student me kohë të plotë është 60 kredite. Në përfundim të studimeve në të gjitha programet e studimit që ofrohen nga Universiteti Politeknik, studenti duhet të grumbullojë të paktën sasinë e krediteve të përcaktuara në pikat 1-4 të nenit 2 të kësaj rregulloreje.
2. Një krediti të formimit të arsimit të lartë i korrespondojnë 25 orë mësimore pune të studentit (1 orë mësimore pune llogaritet 60 minuta). Sasia mesatare e punës së kryer nga studenti gjatë një viti studimesh universitare me kohë të plotë është 1500 orë mësimore (60 kredite), që përfshijnë orë në auditor dhe orë punë të pavarur.
3. Orët e punës së pavarur të studentit, zënë jo më pak se gjysmën e fondit të përgjithshëm të 1500 orëve. Ngarkesa mësimore javore në auditor, për leksione, seminare, ushtrime e laboratorë, forma të kontrollit të vazhdueshëm dhe seanca të praktikave të zhvilluara në auditor, është nga 20 deri në 25 (njëzet e pesë) orë mësimore 50-minutëshe.
4. Studenti fiton kreditet korresponduese për çdo veprimtari formuese si: lëndë, praktikë, diplomë, etj., vetëm në rastin e një vlerësimi pozitiv në verifikimin përfundimtar të dijeve të fituara prej tij. Për vlerësimin e dijeve të përfituara përdoren forma të ndryshme kontrolli, që kombinojnë vlerësimin e vazhdueshëm me atë përfundimtar (i cili mund të jetë provim, por jo vetëm).
Frekuentimi
Pjesëmarrja e studentëve në mësim
1. Studenti duhet të ndjekë të gjitha format e mësimdhënies së disiplinave të përcaktuara në planin mësimor. Masa e detyrueshme e frekuentimit të tyre ndryshon në funksion të tipit të aktivitetit mësimor që realizohet, duke i klasifikuar pjesërisht të detyrueshme dhe plotësisht të detyrueshme.
a. frekuentimi i leksioneve është i këshillueshëm;
b. frekuentimi i seminareve dhe ushtrimeve është i detyrueshëm në masën jo më pak se 75% të numrit të seancave të zhvilluara;
c. frekuentimi i punëve laboratorike, punëve praktike dhe praktikave mësimore është plotësisht i detyrueshëm në masën 100%.
2. Për format e mësimit me frekuentim të detyruar, të pjesshëm, kur studenti me ose pa arsye, nuk merr pjesë në mbi 25% të numrit të seancave të zhvilluara në një lëndë, shpallet i paklasifikuar dhe nuk lejohet të shlyejë detyrimet e mëtejshme të asaj lënde. Ai është i detyruar të ndjekë përsëri format e mësimit në vitin pasardhës, me të njëjtën detyrë frekuentimi.
3. Për formën e mësimit me frekuentim të detyrueshëm laborator, kur studenti me ose pa arsye nuk merr pjesë qoftë edhe në një seancë mësimi, departamenti përkatës i krijon studentit edhe një mundësi tjetër për të shlyer frekuentimin e detyruar, para përfundimit të semestrit. Në rastet e përsëritjes së mungesave, studenti i ndjek ato në vitin pasardhës.
4. Për formën e mësimit me frekuentim të detyrueshëm praktikë mësimore/profesionale në terren, kur studenti me ose pa arsye merr pjesë pjesërisht në të, departamenti përkatës i krijon studentit edhe një mundësi tjetër për të shlyer detyrimin e mbetur, para përfundimit të vitit akademik. Në rastet e përsëritjes së mungesave, studenti i ndjek ato në vitin pasardhës.