Projekte

Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"

Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.

Kopertina

BKSTONE

REACH

DRIVE

Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".

           

           

           

                                                                Vini re !!!!

Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.

 Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës

Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.

Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/

Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.

Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu

Avancimi i të Diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri/ GRADUA
                                                                    
 Projekti do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës me ofertën, bazuar në databazën e të diplomuarve nëpërmjet: mbledhjes së të dhënave për performancën e diplomuar; lehtësimin e bashkëpunimit midis IAL-ve dhe biznesit; lehtësimi i vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës. Informacioni aktual në Shqipëri në fakt është mjaft i shpërndarë për një monitorim të vazhdueshëm dhe efektiv mbi sistemin e trajnimit, tregun e punës dhe lidhjen midis tyre, dhe për të parashikuar kërkesat e aftësive të nevojave të tregut të punës. Projekti do të mbështesë kështu universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës së integruar të kërkesës bazuar në bazën e të dhënave të të diplomuarve (në modelin e zhvilluar në Itali) përmes:
i) grumbullimin dhe analizimin e të dhënave për performancën e diplomuar dhe universitetet, lëshimin e dokumentacionit të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të azhurnuar për vlerësimin e sistemit të arsimit të lartë në mbështetje të procesit të reformës në vazhdim;
ii) lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (shërbimet online të bazuara në TI janë zhvilluar dhe vënë në dispozicion të të diplomuarve, stafit dhe firmave universitare);
iii) lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës

Partneri kryesor: Universiteti Bujqësor i Tiranës (AUT-UBT)
Partnerët:
Universiteti i Tiranës (UT),
Universiteti i Arteve Tiranë (UART),
Universiteti Europian i Tiranës (UET),
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT),
Universiteti Polis (U_POLIS)
Universiteti Katolik "Zonja e Këshillit të Mirë" (UniKZKM)
Universiteti Shqiptar (AU)
Alma Mater Studiorum Università di Bologna (UNIBO)
Università degli Studi di Siena (UNISI)
Universiteti i Barcelonës (UB),
Instituti Universitar i Lisbonës (ISCTE-IUL),
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (CCIT)
Consorzio Interuniversitario Alma Laurea (AL)
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MARS) Partnerët e lidhur: Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)


Person kontakti:
Dr. Alma Afezolli
 
 
Projekti MARDS adreson një nga problemet më të mprehta në sistemet arsimore malazeze dhe shqiptare, studimet e doktoraturës. Objektivi kryesor i projektit është të rindërtojë shkollat e doktoraturës në përputhje me parimet e Salzburgut dhe të krijojë shkolla të përbashkëta pilot të doktoraturës; shkolla të qëndrueshme dhe moderne mes dy vendeve partnere dhe fqinje të cilat do të shërbejnë si shembull i "praktikës së mirë" për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në tërësi, për të përmirësuar dhe krijuar kapacitete të qëndrueshme në fushën e studimeve të doktoratës në të dy vendet.
Objektivat specifike të projekteve të MARDS janë:
• të rishikojë politikat ekzistuese kombëtare / standardet për studimet e doktoratës në të dy vendet dhe përputhshmërinë e tyre me praktikat e BE-së, • të zhvillojë dhe të propozojë një model të ri të studimeve të doktoratës në të dy vendet, të përshtatura sipas eksperiencave të fituara gjatë dekadave të fundit dhe nevojave aktuale dhe të parashikuara të dy vendeve,

• të propozojë një metodë të qëndrueshme të financimit të studimeve të doktoraturës në të dy vendet në nivel kombëtar.
• të krijojnë dy shkolla të përbashkëta të doktoratës "Shkencat Natyrore dhe Teknologjia për një zhvillim të qëndrueshëm" në Mal të Zi (Podgoricë) dhe "Ekonomia dhe Turizmi për një zhvillim të qëndrueshëm" në Shqipëri (Shkodër).
• të krijojë një bashkëpunim të qëndrueshëm me partnerët e BE-së dhe të themelojë Shkollën e Doktoraturës në mënyrë që të ruajë standardet e zhvilluara.
Partnerët në këtë projekt janë: Partnerët Europianë:

Universiteti i Vienës,
Universiteti i Zagrebit;
Universiteti i Maribor, Universiteti i Banska Bistrica,
Shoqata e profesionistëve në edukimin e doktoraturës.
Partnerët e Malit të Zi:
Universiteti i Malit të Zi (Koordinator i projektit),
Universiteti i Donja Gorica,
Ministria e Edukimit e Malit të Zi;
Ministria e Shkencës e Malit të Zi;
Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi.
Partnerët Shqiptarë:
Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë, Universiteti Metropolitan i Tiranës, Ministria e Arsimit,
Sportit dhe Rinisë në Shqipëri.
Faqa zyrtare e projektit: https://www.mards.ucg.ac.me
 
NJOFTIM – Ftohen dy vlerësues të jashtëm për projektin MARDS

Projekti MARDS adreson një nga problemet më të mprehta në sistemet arsimore malazeze dhe shqiptare, studimet e doktoraturës. Objektivi kryesor i projektit është të rindërtojë shkollat e doktoraturës në përputhje me parimet e Salzburgut dhe të krijojë shkolla të përbashkëta pilot të doktoraturës; shkolla të qëndrueshme dhe moderne mes dy vendeve partnere dhe fqinje të cilat do të shërbejnë si shembull i "praktikës së mirë" për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në tërësi, për të përmirësuar dhe krijuar kapacitete të qëndrueshme në fushën e studimeve të doktoratës në të dy vendet.
Në kuadër të këtij projekti ftohen dy vlerësues të jashtëm. Kandidatët potencialë duhet të kenë eksperienca në projekte që kanë të bëjnë me studimet e doktoraturës dhe menaxhimin e Arsimit të lartë.
Aplikimet duhet të shoqërohen edhe me një propozim deri në 3 faqe dhe të dërgohen me e-mail deri të mërkurën, më 15 janar 2020 tek koordinatori i projektit Prof. Dr. Radovan Stojanovic, Universiteti i Malit të Zi stox@ac.me si dhe tek menaxheri i cilësisë së projektit Asoc. Prof. Dr Matjaz Debevc, Universiteti i Maribor, Slovenia(matjaz.debevc@um.si)
Për më tepër informacion rreth dokumentacionit të aplikimit klikoni këtu ose vizitoni faqen zyrtare https://www.mards.ucg.ac.me/ .
Në Linjë

Kemi 68 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Pranime në Universitetin Politeknik të Tiranës (UPT) - Pranimi i studentëve në programet e ciklit të tretë

Krijuar: 29 Shtator 2011 Ndryshimi i fundit: 17 Korrik 2023 Vizita: 222033

Indeks artikujsh

Pranimi i studentëve në programet e ciklit të tretë "Master ekzekutiv"
 
1. Njësitë kryesore të UPT-së, organizojnë procesin e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve në ciklin e tretë të studimeve me kohë të plotë, "Master ekzekutiv", dhe bëjnë verifikimin e dokumentacionit të pranimit sipas kuadrit ligjor ne fuqi. Procesi menaxhohet dhe monitorohet nga Rektorati i UPT-së.
2. Kanë të drejtë të aplikojne për programet e ciklit të tretë "Master ekzekutiv", kandidatët që:
a) kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të dytë "Master i shkencave", i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit;
b) janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të dyte "Master i shkencave ", të licencuar dhe akredituar. Në çdo rast pranimi, kandidati duhet të ketë kryer njësimin e diplomës pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë.
3. Njësitë kryesore në UPT shpallin publikisht hapjen e procedurave të aplikimit, datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimit dhe të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshëm për aplikim dhe regjistrim, si edhe njoftime të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në programet e ciklit të tretë të studimeve.
4. Aplikimet në programet e studimit të ciklit të tretë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore në UPT.
5. Pranimi në programet e ciklit të tretë të studimeve është i mundur për kandidatët që kanë fituar diplomën "Master i shkencave" ose diplomë tjetër të njëvlershme me të dhe plotësojnë kriteret e pranimit, të përcaktuara nga njësitë bazë, në përputhje me standardet shtetërore të cilësisë dhe të miratuara nga SAUPT.
6. Kriteret bëhen publike në faqen e internetit të njësisë kryesore në UPT dhe i vihen në dispozicion Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.
7. Kriter pranimi në një program studimi të ciklit të tretë "Master ekzekutiv" është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht. Niveli i njohjes së gjuhës së huaj miratohet nga SAUPT në përputhje me udhëzimin e ministrisë përkatëse për arsimin e lartë, ku përcaktohet dhe tipi i certifikatës së fituar. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
8. Njësia bazë, përgjegjëse për programin e studimit të ciklit të tretë, propozon komisionin adhoc, me të paktën 3 anëtarë, për vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve fitues, i cili miratohet nga drejtuesi i njësisë kryesore, ku bën pjesë njësia bazë.
9. Komsioni adhoc i njësisë bazë, përgjegjëse për programin e studimit të ciklit të tretë me kohë të plotë, vlerëson dhe përzgjedh kandidatët fitues, mbështetur në vlerësimin e dosjeve të kandidatëve mbi bazën e kritereve të shpallura në Statut dhe rregulloren e programit të studimit.
10. Renditja e aplikantëve bëhet në bazë të mesatares së ponderuar të ciklit të dytë të studimeve "Master i shkencave" dhe në përputhje me kriteret e tjera të vendosura nga njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit, ku prioritet kanë aplikantët që zotërojnë një diplomë në të njëjtën fushë në UPT. Komision adhoc bën renditjen e aplikantëve dhe vendos vijën e kuqe në varësi të kuotave të ofruara për programin e studimit.
11. Njësitë kryesore shpallin dhe afishojnë listat e aplikantëve fitues në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, si dhe në faqet web, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratuara, për secilin program studimi të ciklit të tretë.
12. Drejtuesi i njësisë kryesore, ku bën pjesë njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit të ciklit të tretë, ngre komisionin e ankimimit, para fillimit të procesit të pranimit të kandidatëve.
13. Kandidatët kanë të drejtën e ankimimit në njësinë kryesore, ku bën pjesë njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit brenda tri ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. Komisioni i ankimimit i ngritur nga drejtuesi i njësisë kryesore shprehet me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin, brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave.
14. Kandidatet fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues.
15. Sekretaria mësimore e njësisë kryesore, ku bën pjesë njësia bazë përgjegjëse për programin e studimit, përgatit listën e studentëve për t'u pajisur me një numër unik matrikullimi, që e shoqëron deri në marrjen e diplomës për programin përkatës të studimit.