Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"
Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.
Kopertina
Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".
Vini re !!!!
Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.
Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës
Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.
Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/
Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.
Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu
Kemi 29 vizitorë e asnjë përdorues në linjë
WORKSHOP 1 -> Projekti ICT-WEB-PROMS
“Si të marrim pjesë me sukses në projektet e FP7 për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)”
Tiranë-SHQIPËRI, 6 Tetor 2009
Universiteti Politeknik i Tiranës
BACKGROUND
Mikpritësi ishte UTP, takimi u bë në auditorët e UPT. Organizimi u bë si bashkëpunim i dy projekteve: WINS-ICT dhe ICT-WEB-PROMS, me bashkëpunimin e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Trenkwalder-CIVET, të dy partnerë të konsorciumit ICT-WEB-PROMS . Seminari u organizua në kuadrin e dy projekteve WINS-ICT dhe ICT-WEB-PROMS, të cilat janë të financuara nga Programi Kuadër Shtatë - FP7
QËLLIMI I WORKSHOP-it
ORGANIZIMI
- Të trajnohen se si të marrin pjesë në Propozimet e FP7 dhe se si të menaxhojnë detyrimet kontraktuale dhe financiare, të cilat dalin nga fondi.
- Përfitimi nga paraqitja e praktikave më të mira dhe përvojave të FP në projektet e ICT-WEB-PROMS .
- Rrjet me përfaqësuesit e organizatave të tjera, duke paraqitur kapacitetet e tyre në fushën e kërkimit shkencor evropian të TIK dhe Teknologjive të Informacionit dhe Kërkimit, adresë në fushën specifike teknike dhe mënyrat për të shkuar përpara në VBP
- Nga Ideja në Propozimi (një seancë se si të konvertojmë një ide të ndritshme në një propozim fitues)
- Si të shkruani propozimet (udhëzime praktike për materializimin e propozimit)
- Zbatimi i projektit (hapat që ndiqen për një rezultat të suksesshëm)
5. U përfshi një seancë për "Praktikat më të mira", e cila ju kushtua projekteve të suksesshme në tema e ICT-WEB-PROMS (disa përvoja shumë praktike nga pjesëmarrja në projekte të financuara dhe propozime të FP7 në veçanti) si dhe informacion mbi zhvillimet më të fundit në këtë fushë dhe përvojat praktike të pjesëmarrjes në propozim nga këndvështrimi i studiuesve të VBP.
6. Sesioni "Networking " ishte një seancë që u strukturua në bazë të rezultateve të një Thirrje per Projekt Ide që ishte qarkulluar përpara seminarit
INFORMACION KONTAKTI
Emri |
Organizata |
Informacion kontakti |
Edlira Muhedini |
Trenkwalder-CIVET |
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. |
Neki Frasheri |
UPT,FTI, QK&ZH |
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. |