Projekte

Botohet studimi me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore"

Studimi i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit) për Shqipërinë dhe CNR (Consiglio Nazionale delle Ricerche) Këshilli Kombëtar i Kërkimeve Shkencore të Italisë, zbatuar nga UPT në vendin tone dhe nga Instituti i Kristalografisë në Bari,, paraqet një analizë teorike të mbrojtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore të gurit, të mbështetur edhe në legjislacionin përkatës të Evropës dhe vendit tonë, sintezën dhe karakterizimin e nanomaterialeve të grupit të tokave alkaline, optimizimin e prodhimit eksperimental dhe analizën e detajuar të mbrojtjes së traventinave, duke krijuar një bazë për kuptimin e natyrës së realizimit të konsolidimit me nanomateriale dhe strategjive që duhen ndjekur për realizimin e saj. Në llojin e tij, studimi synon një qasje inxhinierike te bazave të realizimit të mbrojtjes dhe konsolidimit të trashëgimisë kulturore të gurit, në këndvështrimin e shikimit të procesit si fenomen që mund të zbatohet në praktike gjerësisht apo i kufizuar. Në përfundim, studimi u botua si editorial me titull "Nanomaterialet për Konservimin e Trashëgimisë Kulturore" që u shkrua për të mundësuar përhapjen e studimit, punës shkencore eksperimentale dhe përpunimin e rezultateve me metodat bashkëkohore që përdoren sot për nanomaterialet. Botimi i plotë në pdf mund të shkarkohet në faqen e UPT, ndërsa kopje të tij gjenden në Bibliotekën Kombëtare me ISBN 978-99943-2-468-2, si edhe në Bibliotekën e UPT.

Kopertina

BKSTONE

REACH

DRIVE

Njoftim - Zhvillohet takimi i parë i projektit "BKSTONE". Në datat 17-18 shkurt, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në sallën " Silvano Pedrollo", u zhvillua takimi i parë i projektit "BKSTONE".
Universiteti Politeknik i Tiranës është në rolin e koordinatorit të projektit. Projekti "BKSTONE" nën programin "Ndërtim Kapacitetesh në AL" me titullin "Higher Education-Enterprise Platform for Fostering, Modernization and Sustainable Growth in Natural Stone Industry in WBs.", është financuar nga programi Erasmus+.
Për herë të parë në Shqipëri, po realizohet një projekt me këtë lloj gjithpërfshirjeje: Akademinë , Institucione private dhe shtetërore, që kanë si fjalë kyçe "GURIN NATYRAL".
Në partneritetin prej 14 institucionesh të Arsimit të Lartë, dhe Qendra Kërkimore, nga vendet e Ballkanit dhe BE, 3 prej tyre janë nga Shqipëria: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, " Aleksandër Xhuvani" dhe Universiteti i Gjirokastrës , "Eqrem Çabej".

           

           

           

                                                                Vini re !!!!

Tashmë, për studentët, ka ndryshuar adresa e regjistrimit në platformën e punësimit online, GRADUA.
Nga gradua.almalaurea.it në adresën e re:https://gradua.rash.al/, ndërkohë që për studentët e regjistruar më herët,
kredencialet në platformë kanë mbetur të pandryshuara.

 Njoftim - Zhvillohet programi i informimit dhe komunikimit të platformës GRADUA pranë Universitetit Politeknik të Tiranës

Gjatë muajit Janar 2020 do të zhvillohen informime të studentëve pranë secilit fakultet të Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me platformën e projektit GRADUA.

Projekti GRADUA ka si qëllim të krijojë bashkëpunime konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët. Kjo platformë do të ofrojë forma të reja rekrutimi, nëpërmjet rritjes së mundësisë së ekspozimit të studentëve ndaj bizneseve të interesuara sipas fushave të ekspertizës. Ajo do të bëjë të mundur ndjekjen e të diplomuarve dhe punësimin e tyre, duke u mbështetur në praktikat më të mira të BE-së. Mbi këtë projekt merrni informacionin e nevojshëm në linkun:https://www.graduaproject.com/

Gjithashtu do të zhvillohet dhe një Info Day në Rektoratin e UPT-së, ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë studentët e interesuar për të marrë më shumë informacion rreth benefiteve që përfitojnë nga regjistrimi në platformë.

Për më tepër informacion rreth ditëve të informimit dhe programit të detajuar klikoni këtu

Avancimi i të Diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri/ GRADUA
                                                                    
 Projekti do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës me ofertën, bazuar në databazën e të diplomuarve nëpërmjet: mbledhjes së të dhënave për performancën e diplomuar; lehtësimin e bashkëpunimit midis IAL-ve dhe biznesit; lehtësimi i vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës. Informacioni aktual në Shqipëri në fakt është mjaft i shpërndarë për një monitorim të vazhdueshëm dhe efektiv mbi sistemin e trajnimit, tregun e punës dhe lidhjen midis tyre, dhe për të parashikuar kërkesat e aftësive të nevojave të tregut të punës. Projekti do të mbështesë kështu universitetet shqiptare duke krijuar një model të përputhjes së kërkesës së integruar të kërkesës bazuar në bazën e të dhënave të të diplomuarve (në modelin e zhvilluar në Itali) përmes:
i) grumbullimin dhe analizimin e të dhënave për performancën e diplomuar dhe universitetet, lëshimin e dokumentacionit të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të azhurnuar për vlerësimin e sistemit të arsimit të lartë në mbështetje të procesit të reformës në vazhdim;
ii) lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (shërbimet online të bazuara në TI janë zhvilluar dhe vënë në dispozicion të të diplomuarve, stafit dhe firmave universitare);
iii) lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës

Partneri kryesor: Universiteti Bujqësor i Tiranës (AUT-UBT)
Partnerët:
Universiteti i Tiranës (UT),
Universiteti i Arteve Tiranë (UART),
Universiteti Europian i Tiranës (UET),
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT),
Universiteti Polis (U_POLIS)
Universiteti Katolik "Zonja e Këshillit të Mirë" (UniKZKM)
Universiteti Shqiptar (AU)
Alma Mater Studiorum Università di Bologna (UNIBO)
Università degli Studi di Siena (UNISI)
Universiteti i Barcelonës (UB),
Instituti Universitar i Lisbonës (ISCTE-IUL),
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (CCIT)
Consorzio Interuniversitario Alma Laurea (AL)
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MARS) Partnerët e lidhur: Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)


Person kontakti:
Dr. Alma Afezolli
 
 
Projekti MARDS adreson një nga problemet më të mprehta në sistemet arsimore malazeze dhe shqiptare, studimet e doktoraturës. Objektivi kryesor i projektit është të rindërtojë shkollat e doktoraturës në përputhje me parimet e Salzburgut dhe të krijojë shkolla të përbashkëta pilot të doktoraturës; shkolla të qëndrueshme dhe moderne mes dy vendeve partnere dhe fqinje të cilat do të shërbejnë si shembull i "praktikës së mirë" për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në tërësi, për të përmirësuar dhe krijuar kapacitete të qëndrueshme në fushën e studimeve të doktoratës në të dy vendet.
Objektivat specifike të projekteve të MARDS janë:
• të rishikojë politikat ekzistuese kombëtare / standardet për studimet e doktoratës në të dy vendet dhe përputhshmërinë e tyre me praktikat e BE-së, • të zhvillojë dhe të propozojë një model të ri të studimeve të doktoratës në të dy vendet, të përshtatura sipas eksperiencave të fituara gjatë dekadave të fundit dhe nevojave aktuale dhe të parashikuara të dy vendeve,

• të propozojë një metodë të qëndrueshme të financimit të studimeve të doktoraturës në të dy vendet në nivel kombëtar.
• të krijojnë dy shkolla të përbashkëta të doktoratës "Shkencat Natyrore dhe Teknologjia për një zhvillim të qëndrueshëm" në Mal të Zi (Podgoricë) dhe "Ekonomia dhe Turizmi për një zhvillim të qëndrueshëm" në Shqipëri (Shkodër).
• të krijojë një bashkëpunim të qëndrueshëm me partnerët e BE-së dhe të themelojë Shkollën e Doktoraturës në mënyrë që të ruajë standardet e zhvilluara.
Partnerët në këtë projekt janë: Partnerët Europianë:

Universiteti i Vienës,
Universiteti i Zagrebit;
Universiteti i Maribor, Universiteti i Banska Bistrica,
Shoqata e profesionistëve në edukimin e doktoraturës.
Partnerët e Malit të Zi:
Universiteti i Malit të Zi (Koordinator i projektit),
Universiteti i Donja Gorica,
Ministria e Edukimit e Malit të Zi;
Ministria e Shkencës e Malit të Zi;
Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi.
Partnerët Shqiptarë:
Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë, Universiteti Metropolitan i Tiranës, Ministria e Arsimit,
Sportit dhe Rinisë në Shqipëri.
Faqa zyrtare e projektit: https://www.mards.ucg.ac.me
 
NJOFTIM – Ftohen dy vlerësues të jashtëm për projektin MARDS

Projekti MARDS adreson një nga problemet më të mprehta në sistemet arsimore malazeze dhe shqiptare, studimet e doktoraturës. Objektivi kryesor i projektit është të rindërtojë shkollat e doktoraturës në përputhje me parimet e Salzburgut dhe të krijojë shkolla të përbashkëta pilot të doktoraturës; shkolla të qëndrueshme dhe moderne mes dy vendeve partnere dhe fqinje të cilat do të shërbejnë si shembull i "praktikës së mirë" për Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në tërësi, për të përmirësuar dhe krijuar kapacitete të qëndrueshme në fushën e studimeve të doktoratës në të dy vendet.
Në kuadër të këtij projekti ftohen dy vlerësues të jashtëm. Kandidatët potencialë duhet të kenë eksperienca në projekte që kanë të bëjnë me studimet e doktoraturës dhe menaxhimin e Arsimit të lartë.
Aplikimet duhet të shoqërohen edhe me një propozim deri në 3 faqe dhe të dërgohen me e-mail deri të mërkurën, më 15 janar 2020 tek koordinatori i projektit Prof. Dr. Radovan Stojanovic, Universiteti i Malit të Zi stox@ac.me si dhe tek menaxheri i cilësisë së projektit Asoc. Prof. Dr Matjaz Debevc, Universiteti i Maribor, Slovenia(matjaz.debevc@um.si)
Për më tepër informacion rreth dokumentacionit të aplikimit klikoni këtu ose vizitoni faqen zyrtare https://www.mards.ucg.ac.me/ .
Në Linjë

Kemi 36 vizitorë e asnjë përdorues në linjë

Mirësevini në faqen e Universitetit Politeknik të Tiranës

Veprimtari

Titulli Data e krijimit Vizita
Njoftim- Hapet thirrja per bursa per studentet e doktoratures dhe stafin e UPT-se,ne kuader te programit Erasmus +ne Universitetin e Barit,Itali 14 Shkurt 2018 2722
Njoftim- WORKSHOPI "Qytetet dhe Energjia" 13 Shkurt 2018 2480
Njoftim- Master nderkombetar ne planifikimin e projekteve evropiane dhe menaxhimin,edicioni i 7-te 08 Shkurt 2018 2870
Njoftim- Konkursi i eseve "Pikepamjet dhe perspektivat per te ardhmen ne rajonin e Detit te Zi" 07 Shkurt 2018 2334
Njoftim- Hapet konkursi Kombetar i Robotikes dhe Inteligjences Artificiale- roboTEC 2018 05 Shkurt 2018 2258
Njoftim-Ambasada Britanike në Tiranë ka publikuar një thirrje për propozime për një fushatë për të sfiduar dhunën kundër grave 24 Janar 2018 2376
Njoftim- Mundesi aplikimi per Post Doktorature ne Turku-Finlande 15 Janar 2018 2538
Njoftim- Thirrje per abstrakte per konferencen "REAL ESTATE & LAND PLANNING" (RELAND 2018)-shtator 2018 12 Janar 2018 2485
Njoftim- Hapet thirrja per bursa nga programi i studimeve STIPENDICUM HUNGARICUM per vitin akademik 2018-2019 12 Janar 2018 2827
Njoftim- Qendra e Personel Rekrutimit, ka filluar regjistrimin e kandidatëve për të ndjekur kursin “Kursin fillestar i oficerit të Forcës Ajrore” 21 Dhjetor 2017 2386
Njoftim- Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes, kërkon të rekrutojë kandidatë për të ndjekur “Kursin Fillestar të Oficerit të Forcës Detare” 21 Dhjetor 2017 3139
FAU- IFAU Tirana 2017 – 1-st International Forum on Architecture and Urbanism 07 Dhjetor 2017 3142
FIM - Njoftim për regjistrimet e kursit "AUDITIM ENERGJIE" 04 Dhjetor 2017 5298
FIM - Njoftim për hapjen e kursit të formimit të vazhduar "Vlerësimi i linjave teknologjike, makinerive dhe pajisjeve". 01 Dhjetor 2017 3275
Njoftim- Mundësi punësimi për studentë të doktoraturës, FORA-Rrjeti europian i trajnimeve MSCA. 10 Nentor 2017 3639
Njoftim- Per hapjen e kursit te formimit te vazhduar "Vleresimi i linjave teknologjike,makinerive dhe pajisjeve. 07 Nentor 2017 2937
Njoftim: Ambasada e Francës në Shqipëri dhe Hapësira Campus France organizojnë ditën e premte, datë 27.10.2017 në mjediset e Fakultetit të Eknomisë të Universitetit të Tiranës sallonin “Studime në Francë”. 23 Tetor 2017 3650
Njoftim: UPT, përfaqësuar nga FIN dhe FGJM është pjesë e projekteve GEOWEB dhe BESTSDI të programit Erasmus+ 03 Tetor 2017 6700
NJOFTIM - Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit FTI, shpall konkursin për “Pedagog të ftuar” për vitin akademik 2017-2018 28 Shtator 2017 4224
“Panairi Virtual i Punës” - organizuar nga DIHA - Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri , 28 shtator 2017 26 Shtator 2017 3824
Shfaq n.